Aktualitet

Rifillon kaosi nga moti i keq në veri të vendit! Reshjet e shiut përmbytin sërish lagjen 'Besëlidhja' në Lezhë, aksi që lidh qytetin me Shëngjinin "nën" ujë

Për shkak të vërshimit të ujërave, rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë prurjet, duke shkaktuar përmbytje në bllokun e banesave “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, ku rreth 11.2 hektarë tokë kanë mbetur nën ujë.

26 Nëntor 2025, 08:32 Nga M.L
Rifillon kaosi nga moti i keq në veri të vendit! Reshjet e shiut
Foto nga vendngjarja

LEZHA- Reshjet e fuqishme që kanë goditur Lezhën që nga mesnata kanë shkaktuar probleme të shumta, veçanërisht në zonat e banuara. Për shkak të vërshimit të ujërave, rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë prurjet, duke shkaktuar përmbytje në bllokun e banesave “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, ku rreth 11.2 hektarë tokë kanë mbetur nën ujë.

Niveli ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë pothuajse të pakalueshme lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Probleme me ujë të akumuluar janë raportuar gjithashtu përgjatë aksit Lezhë–Shëngjin, ku qarkullimi është vështirësuar nga përmbytjet në disa segmente të rrugës.

Moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut, ndërsa ekipet e emergjencës dhe të OSHEE janë në terren për të rikthyer furnizimin dhe për të normalizuar situatën./ Dosja.al

permbytje ne lezhe

Sondazh

Poll