Aktualitet

Tragjike në Shkodër/ Gjyshja ndez zjarrin dhe largohet, shkrumbohet baraka në komunitetin rom, humb jetën 13-vjeçarja, vuan

11 Shkurt 2020, 07:20 Nga DOSJA
Tragjike në Shkodër/ Gjyshja ndez zjarrin dhe largohet, shkrumbohet

SHKODËR- Mëngjesin e sotëm një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen “Liria” në Shkodër pasi flakët kanë përfshirë barakën ku ajo jetonte bashkë me familjen se saj. Mësohet se viktima është 13-vjeçarja me iniciale  S.D, (me probleme mendore), që i përket komunitetit rom dhe se në momentin kur ka rënë zjarri ishte në gjumë brenda barakës. Ajo nuk mundi të dilte jashtë pasi flakët përfshinë barakën dhe u dogj brenda saj. 

Dyshohet se baraka e familjes Dashi mori flakë, pasi gjyshja e viktimës kishte ndezur një zjarr brenda saj. Gjyshja pasi kishte ndezur zjarrin ishte larguar dhe kur ajo u kthye gjithçka ishte shkrumbuar.  Nga zjarri gjithashtu janë përfshirë të paktën tre baraka të komunitetit rom. 

Mësohet se vajza sapo ishte kthyer nga Tirana, ku edhe qëndronte në shtëpinë e fëmijës për të kaluar disa ditë më familjen e saj.  Barakat e këtij komuniteti në Shkodër janë të vendosura të gjitha në atë zonë, por askush tjetër veç të miturës nuk është lënduar.  Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe zjarrfikësja, të cilët kanë shuar zjarrin dhe po hetojnë për të zbardhur shkakun e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe. 

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

(j.v/k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet barakat në flakë në shkodër humb jetën 13-vjeçarja në shkodër shkoder barakat në flakë në shkodër humb jetën 13-vjeçarja në shkodër shkoder

Sondazh

Poll