Nëna dhe njerka përleshen me thikë për dhunën ndaj djalit me autizëm, autoritetet në heshtje
Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti ...
Gjykata e Beratit i la nënës kujdestarinë e fëmijëve, por babai e apeloi vendimin për detyrimet që i takonin nga vendimi. Situata ekonomike e detyroi familjen të zhvendosej në Tiranë dhe jetesa u bë e papërballueshme. Nëna punonte dy punë dhe nuk arrinte të siguronte terapi për djalin. Ajo kërkoi azil në Francë me dy fëmijët e vegjël, ndërsa vajza e madhe mbeti e vetme në Tiranë në vitin e tretë gjimnaz.

Historia që vjen në emisionin “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur një familje prej pesë anëtarësh u shpërbë nga varfëria, emigrimi dhe lufta për mbijetesë e një nëne me një djalë 15-vjeçar me autizëm. Babai, Eduard Shano, qëndronte prej vitesh në Greqi, kurse gruaja e tij mbeti vetëm në fshat me tre fëmijët. Kushtet dhe mungesa e bashkëshortit e shtynë të kërkonte divorc.
Gjykata e Beratit i la nënës kujdestarinë e fëmijëve, por babai e apeloi vendimin për detyrimet që i takonin nga vendimi. Situata ekonomike e detyroi familjen të zhvendosej në Tiranë dhe jetesa u bë e papërballueshme. Nëna punonte dy punë dhe nuk arrinte të siguronte terapi për djalin. Ajo kërkoi azil në Francë me dy fëmijët e vegjël, ndërsa vajza e madhe mbeti e vetme në Tiranë në vitin e tretë gjimnaz.
Vetmia, mungesa e prindërve dhe vështirësia e jetesës i shkaktuan asaj trauma dhe atake paniku, ndaj nëna u detyrua të kthehej nga Franca. Vajza i kërkoi të atit ndihmë për të siguruar një shtëpi, por ai refuzoi dhe kërkoi që djali me autizëm t’i kthehej në fshat. Vajza e çoi, por në shtëpi nuk gjeti babanë pasi ai ishte sërish në Greqi. Djali u la nën kujdesin e bashkëjetueses së Eduardit, Behare Ibrushi dhe fëmijës së saj 9-vjeçar.
Muaj më vonë, në shkurt 2025, kur vajza shkoi në fshat për vdekjen e gjyshit, pa në fytyrën dhe trupin e të vëllait shenja dhune. Të afërmit thanë se kishte lënduar veten nga vdekja e gjyshit. Por 15-vjeçari nuk kishte pasur kurrë sjellje agresive. Të nesërmen ajo dhe nëna bënë denoncim, por Policia e Beratit nuk e regjistroi. Rasti u mbyll aty për aty, në bashkëpunim me OPGJ-në, policinë e zonës dhe Shërbimin Social. Djali u la sërish në të njëjtën shtëpi.
Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Do e mbajë babi prapë…
Denoncuesja: Do e mbajë babi prapë që e bëri në atë gjendje, se kështu the edhe herën e parë, do e mbajë babi…?!
Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Po do e mbajë babi, ai..
Denoncuesja: Do ta marrë babi…!
Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Mos e ngri zërin në institucion! Mos e ngri zërin në institucion!
Në prill 2025, për ditëlindjen e djalit, nëna dhe vajza shkuan papritur në fshat. Aty gjetën djalin të kyçur në banjë. Trupi i tij ishte i mbushur me plagë dhe hematoma, madje kishte edhe një gisht të thyer. Vajza njoftoi policinë dhe u bë sërish denoncim për dhunë në familje, ndaj Behare Ibrushit.
Denoncuesja: E kishte kyçur në banjë. Shkon vrap kjo, hap derën e tualetit, kur del djali, unë si nënë nuk e vura re, por i hidhem direkt në qafë. Fytyra e djalit, e shikon vajza e madhe, ishte bërë petë. Thotë “ua çfarë i kanë bërë djalit?”
Vajza: E kishte fytyrën shumë të ënjtur dhe shumë të nxirë njërin sy, veshin e kishte shumë të fryrë.
Denoncuesja: I nxirë, syri i gjithë, koka këtej, i gjithë. Pastaj trupin, kur e kam zhveshur, aty më ka rënë të fikët.
Gazetari: Çfarë kishte, çfarë dhune, çfarë shenjash?
Denoncuesja: Gjithandej. Djegie, djegie në të gjithë gjurin. Nxirjen e syrit, buzën, vetulla, koka, veshi akoma edhe pse ka 6 muaj, nuk i është shëruar, kurse gishti nuk besoj t’i shërohet kurrë.
Gazetari: Pse gishti?
Denoncuesja: Nuk e di çfarë i kanë bërë, ia kanë hequr këtë pjesën këtu fare.
Gazetari: Si, nuk e ka atë pjesë?
Denoncuesja: Ia kanë hequr këtu, i kishte dalë fare kjo?
Gazetari: Të thyer?
Denoncuesja: Po, po, po, të thyer kjo pjesa e thoit këtu.
Gazetari: Kush ia ka bërë këtë?
Denoncuesja: Kush tjetër, ajo ishte aty! /tvklan.al
Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti ...
foto ilustruese TIRANË- Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dysh...
foto ilustruese KOSOVË- Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore t...
Flamur Beqiri, Debora Krasniqi ANGLI- Gazeta britanike, The Sun i ka kushtuar një artikull jetës së 're' të bashkëshortes së...
foto ilustruese SPAÇ- Minatorët e Spaçit kanë njoftuar se më datë 27 Nëntor në orën 12:00, do të zhv...
pamje nga takimi BRUKSEL- Kreu i SPAK Altin Dumani përfaqësoi Shqipërinë javën e kaluar në një takim...
Safet Bajri TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e vrasjes së Fatbardh Licit dhe e ka dërguar në GJKKO. T&eum...
foto ilustruese FIER- Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional t&...
TIRANË- Është shkarkuar sot nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, prokurori i Shkodrës, Agron Bushati, i cili për gati 30 v...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ka nisur procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të r...