Politike

“Urgjenca e QSUT një tmerr pa fund”/ PD akuza qeverisë: Miliona euro çdo muaj shkojnë PPP për oligarkët, asnjë shërb

10 Shkurt 2020, 19:40 Nga DOSJA
“Urgjenca e QSUT një tmerr pa fund”/ PD akuza qeverisë:

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncon një situatë të rëndë në urgjencën e QSUT-së, ku sipas saj qindra pacientë presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor e që ulërasin nga dhimbjet e forta. Përmes një postimi në Facebook, Vokshi deklaron se miliona euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të qeverisë por asnjë shërbim për qytetarët.

POSTIMI I PLOTË I ALBANA VOKSHIT:

Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund.Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme. Nuk ka as karrike për pacientët që përfundojnë ulur në shesh. Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrike, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen.Miliona Euro cdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të  Qeverisë,  por asnjë shërbim për qytetarët. Kjo eshte shendetesia #falas e Edi Ramës!

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll