Aktualitet

300 hektarë tokë mbeten nën ujë në Lezhë, shkaktojnë dëme të shumta në bujqësi

Ndër zonat më problematike paraqiten fshatrat Tresh dhe Spiten, ku niveli i ujit në toka ka arritur deri në 1 metër.

25 Nëntor 2025, 15:36 Nga E.d
300 hektarë tokë mbeten nën ujë në Lezhë,
Foto ilustruse

LEZHË- Moti i keq i alternuar me rreshje shiu intensive ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, në qytetin e Lezhës. Si pasojë e kësaj situate, rreth 300 hektartë tokë bujqësore është përmbytur. Ndër zonat më problematike paraqiten fshatrat Tresh dhe Spiten, ku niveli i ujit në toka ka arritur deri në 1 metër.

Sipas te dhënave të strukturave te Mbrojtjes Civile niveli i ujit ka rënë dhe sipërfaqja e përmbytur aktualisht është rreth 300 hektarë, me mbylljen e argjinaturës së çarë të Lagunës së Vainit. Prej disa ditësh strukturat përkatëse dhe grupet e punës të Bashkisë Lezhë, ndodhen në terren ku po punojnë për stabilizimin e situatës dhe po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq./Dosja.al

tresh spiten lezhë

Sondazh

Poll