PAMJE/ Kushte çnjerëzore dhe skamje brenda banesës "strehë" të terroristëve në Orosh! U ngujuan për 12 orë rresht, Erzen Uka përdori pronën e gjyshit për të fshehur arsenalin e armëve
Siç shihet nga videon e publikuar nga BalkanWeb, të dy të rinjtë kishin qëndruar për rreth dy muaj në këtë banesë të rrënuar, e cila thuhet se i përkiste gjyshit të Ukës, duke jetuar në kushte të rënda varfërie.
25 Nëntor 2025, 14:27Nga M.L
Pamje brenda banesës
PUKË- Pamjet që shihni tregojnë banesën në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, aty ku dy të rinjtë Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan për disa orë dhe u përplasën me armë me forcat e policisë. Siç shihet nga videon e publikuar nga BalkanWeb, të dy të rinjtë kishin qëndruar për rreth dy muaj në këtë banesë të rrënuar, e cila thuhet se i përkiste gjyshit të Ukës, duke jetuar në kushte të rënda varfërie.
Gjatë kontrollit të kryer pas dorëzimit, brenda shtëpisë u gjet një arsenal i plotë armësh, përfshirë automatikë, municion luftarak, granata, kapsolla detonatore, si dhe një flamur i ISIS i varur në mur.
Uka dhe Cumraku akuzohen për një sërë veprash të rënda, përfshirë propagandë terroriste, mbajtje pa leje të armëve luftarake, dhe kundërshtim të forcave të rendit.