Aktualitet

Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet/ AZHBR: Jemi të hapur dhe transparent për çdo informacion mbi aktivitetin tonë

Me anë të një deklarate, AZHBR hedh poshtë akuzat dhe bën me dije se i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo pretendim të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo pretendues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

25 Nëntor 2025, 15:55 Nga E. D
Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet/ AZHBR: Jemi të hapur dhe
AZHBR

TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar pas lajmeve të rreme në media se në këtë institucion ndodhin akte korruptive dhe abuzim me fondet. Me anë të një deklarate, AZHBR hedh poshtë akuzat dhe bën me dije se i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo pretendim të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo pretendues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

Në njoftim AZHBR thekson se do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, duke e çuar përpara misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit

Njoftimi i plotë për mediat

Në respekt të transparencës me publikun, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën me dije se prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit.

Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Institucioni mbetet plotësisht i hapur dhe i gatshëm për çdo qytetar, profesionist të fushës apo përfaqësues të medias që ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë informacion mbi aktivitetin dhe programet tona.

AZHBR do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, duke e çuar përpara misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit./Dosja.al

azhbr

Sondazh

Poll