Aktualitet

Julian Sula shpëtoi nga breshëria e kallashnikovit në Lushnje! Rivali i Aldo Bares "kyç" gojën para grupit hetimor, shoqërohen në komisariat 6 persona

Por policisë, Sula deri më tani ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, duke mos ofruar asnjë informacion mbi autorët apo rrethanat e atentatit.

25 Nëntor 2025, 14:20 Nga M.L
Julian Sula shpëtoi nga breshëria e kallashnikovit në Lushnje!
Vendi i ngjarjes, Julian Sula

LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, ishte shënjestra e atentatit të regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku mbeti i plagosur lehtë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarimet e tij.

Por policisë, Sula deri më tani ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, duke mos ofruar asnjë informacion mbi autorët apo rrethanat e atentatit.

Ndërkohë, si pjesë e hetimeve, policia ka shoqëruar edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen ose lëvizjet e autorëve. Hetimet vijojnë me intensitet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në atentatin me armë.

juli i pashakos julian sula

Sondazh

Poll