Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e policisë bashkiake, plagosen dy persona

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45.

25 Nëntor 2025, 14:32 Nga E.d
Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me mjetin
Foto ilustruse

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në Kotë të Vlorës. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e policisë bashkiake të qytetit, i cili ishte ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.

Si pasojë e kësaj ngjarje janë lënduar dy punonjësit e policisë, të cilët ndodheshin brenda automjetit. Sipas burimeve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se dy punonjësit e policisë bashkiake ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

 

Sondazh

Poll