Aktualitet

Takimi me krerët e grupeve parlamentare/ VanHorn: Dialogu dhe liria e fjalës, shtylla të institucioneve të forta politike

Një njoftimin e ambasadës amerikane në SHBA, VanHorn i angazhoi përfaqësuesit politikë mbi planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve demokratike.

25 Nëntor 2025, 15:16 Nga E. D
Takimi me krerët e grupeve parlamentare/ VanHorn: Dialogu dhe liria e
pamje nga takimet

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një sërë takimesh me kryetarët e grupeve parlamentare. Gjatë takimve u diskutua mbi prioritetet politike dhe përgjegjësitë që klasa drejtuese ka ndaj qytetarëve.

Një njoftimin e ambasadës amerikane në SHBA, VanHorn i angazhoi përfaqësuesit politikë mbi planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve demokratike. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë dy shtylla themelore për një sistem politik të fortë dhe funksional.

Ndër të tjera, Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata. 

Postimi: 

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Sondazh

Poll