Aktualitet

"Ju lutem, ju lutem… o babi" PAMJE SKANDALOZE nga arrestimi i qytetarit në Vlorë! E bija mes britmash dhe lotësh shikon tërheqjen zvarrë të të atit nga efektivët e policisë

Ndërkohë që policët përpiqen ta nxjerrin me forcë nga automjeti. Britmat e fëmijës dëgjohen qartë gjatë gjithë videos, por asnjë nga efektivët nuk ndërhyn për ta qetësuar apo përkujdesur për të.

25 Nëntor 2025, 13:01 Nga M.L
"Ju lutem, ju lutem… o babi" PAMJE SKANDALOZE nga arrestimi i
Foto ilustruese

VLORA- Pamje të reja janë bërë publike nga ngjarja e skandaloze e regjistruar një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku efektivët e Policisë Rrugore tërhoqën zvarrë një qytetar para syve të vajzës së tij të mitur.

Në videon e publikuar, e vogla dëgjohet duke shpërthyer në të qara, teksa thërret me dëshpërim babain e saj: Ju lutem, ju lutem… o babi!

Ndërkohë që policët përpiqen ta nxjerrin me forcë nga automjeti. Britmat e fëmijës dëgjohen qartë gjatë gjithë videos, por asnjë nga efektivët nuk ndërhyn për ta qetësuar apo përkujdesur për të.

Kanë qenë qytetarët e rastit ata që ndërhynë, duke kërkuar që vajza të mos lihej e vetme dhe duke u përpjekur të qetësonin situatën. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur shqetësim mbi mënyrën e veprimit të policisë ndaj qytetarëve dhe fëmijëve.

arrestim ne vlore

Sondazh

Poll