Politike

Fatmir Mediu ‘zhvishet’ nga modestia: Takohem shpesh me djalin e Donald Trump, por mos më kërkoni detaje… (Vd)

10 Shkurt 2020, 19:35 Nga DOSJA
Fatmir Mediu ‘zhvishet’ nga modestia: Takohem shpesh me djalin

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar njohjen e tij me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. I ftuar në Abc News me Endri Xhafon, Mediu tha se djalin e Trump e ka takuar disa herë, dhe se në politikën amerikane ka shumë njohje. “E kam takuar edhe 2-3 herë të tjera”, tha Mediu për ABC News, pa pranuar të japë detaje për rrethanat e njohjes me të. “Unë kam marrëdhënie të mira dhe të qendrueshme me politikanët në SHBA, njohje që i kanë shërbyer të dyja palëve, sepse SHBA-të janë gjithnjë të interesuara për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Kur anëtarë të Kongresit apo Senatit kanë ardhur në Shqipëri u kam mundësuar takime të ndryshme me politikanë të të gjitha kaheve”, tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mbështesin Edi Ramën si kryeministër, por vendin dhe marrëdhëniet strategjike.

“Ata mbështesin çdo lloj veprimi dhe çdo reformë që bëhet në raport me Kushtetutën. Ata nuk mbështesin individin por se çfarë ai përfaqëson. Në rastin konkret Pompeo e ka pritur Ramën si Kryeministër por edhe si Kryesues i radhës i OSBE-së. Si Rama ka qenë edhe Meta për darkë me Pompeon. Nuk mund të kënaqemi nga ky lloj takimi. Marrëdhëniet me Ramën janë institucionale. SHBA nuk mbështet një person të caktuar. Mund të mbështesin zgjidhjen më të mirë që një politikan jep për çështje të caktuara”, tha Mediu.

 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike djali i donald trump donald trump junior fatmir mediu djali i donald trump donald trump junior fatmir mediu

Sondazh

Poll