24 Nëntor 2025, 12:55
Nga M.L
Asim Vokshi, Holta Zaçaj
TIRANA- Presidenti i Republikës ka thirrur për nesër në orën 10:00 gjyqtarin Asim Vokshi, i cili do të bëjë betimin si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë fund procesit të zgjatur të zëvendësimit të Holta Zaçajt.
Vokshi u rendit fitues nga Gjykata e Lartë, por procedura u bllokua për muaj të tërë për shkak të ankesës së kandidates Naureda Llagami, e cila pretendoi se një votë e pavlefshme i përkiste asaj dhe do t’i siguronte vendin në Kushtetuese. Çështja kaloi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, e cila së fundmi rrëzoi kërkesën e Llagamit, duke hapur rrugën për betimin e Vokshit.
Me hyrjen e tij në detyrë, Holta Zaçaj largohet nga Gjykata Kushtetuese, duke lënë vakant edhe pozicionin e kryetares së institucionit. Deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, trupës do t’i drejtohet nënkryetarja Marsida Xhaferllari.
Ndërkohë, Kushtetuesja pritet të ketë edhe një tjetër ndryshim në përbërje. Presidenti ka hapur thirrjen për kandidatët që do të zëvendësojnë Sonila Bejten, proces i cili qëndron i hapur deri më 30 nëntor.
Paralelisht, mbetet i pazgjidhur prej më shumë se një viti vendi vakant i krijuar pas dorëheqjes së Elsa Toskës në shtator 2024. Edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se mandati i saj përfundon këtë vit dhe duhet të plotësohet, ajo nuk e ka shpallur zyrtarisht vakancën – hap që do t’i jepte Kuvendit kompetencën për të emëruar pasuesin./ Dosja.al
asim vokshi holta zaçaj gjykata kushtetuese
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:43
M.L
Liridona Ademaj, Naim Murseli
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot një tjetër seancë për...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:36
M.L
Vëllezërit Dukaj
TIRANA- “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj pë...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:28
M.L
Foto ilustruese
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re që lejon disa marrëveshje të kërkimit dhe zhv...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:14
M.L
Foto nga takimi
BRUKSEL- Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe p&...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:10
M.L
Protesta
KOSOVA- Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:41
M.L
Foto nga protesta
KOSOVA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në një takim kryeministrin në detyrë Albin Kurt...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:23
M.L
Arbër Tivari
DURRËS- Një i ri nga Durrësi, Arbër Tivari, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si au...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:13
M.L
Foto ilustruese
Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:05
M.L
Protesta
KOSOVA- Transportuesit privatë në Prishtinë dolën në protestë pas vendimit për pezullimin e të gjitha...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:01
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të t&eu...