“Si je miku im, do takohemi më 3 nëntor! Mua më ke gati”/ Ekzekutimi i Eduard Reçit, ZBARDHET mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes: E mira është që...
Sipas dosjes hetimore, të cilën prokuroria e Tiranës e ka përfunduar, dy vëllezërit Duka, akuzohen për “vrasje me paramendim”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “prodhim/mbajtje të armëve të ftohta”.
TIRANA- “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, thuhej në mesazhin që biznesmeni Eduard Reçi u dërgoi më 4 nëntor 2024 Shkëlqim dhe Florjan Dukës, pas një sërë mosmarrëveshjesh për një parcelë toke dhe pasi lokali i tyre ishte shembur nga IKMT.
Dhjetë ditë pas këtij komunikimi, Reçi u ekzekutua. Sipas dosjes hetimore, të cilën prokuroria e Tiranës e ka përfunduar, dy vëllezërit Duka, akuzohen për “vrasje me paramendim”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “prodhim/mbajtje të armëve të ftohta”.
Prokuroria sqaron se Reçi kishte vite që ndërtonte e administronte pallate dhe ambiente biznesi në Tiranë, ndërsa konfliktet me vëllezërit Duka kishin nisur për pronësinë e një pjese të tokës ku ata operonin lokalin e tyre. Sipas hetimeve, lokali i tyre rezultonte të ishte ndërtuar pjesërisht në truallin e biznesmenit, i cili u kishte kërkuar ta lironin vullnetarisht.
Grupi hetimor arrin në përfundimin se vrasja është kryer për interes pasuror dhe se Shkëlqim Duka, në bashkëpunim me vëllanë, kishte përgatitur me kujdes planin. Prokuroria rithekson se vëllezërit zgjodhën paraprakisht vendin e sulmit dhe përdorën fishekzjarrë si karrem, të cilët u hodhën në oborrin e lokalit për ta nxjerrë Reçin jashtë e më pas për ta qëlluar.
Dosja tashmë është dërguar në gjyq, ku Duka do të përballen me akuzat e rënda për ekzekutimin e biznesmenit./ Dosja.al
Sondazh
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregulloren që lejon marrëveshje për kërkim–zhvillim mes bizneseve
Foto ilustruese Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re që lejon disa marrëveshje të kërkimit dhe zhv...
Marrëveshja e bashkëpunimit me Belgjikën! Olsian Çela dhe Altin Dumani takim në Bruksel me prokuroren e Përgjithshme të Belgjikës, ja çfarë kishin në fokus
Foto nga takimi BRUKSEL- Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe p&...
“Pa paga s’ka punë!” Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës ngrihen në grevë të përkohshme, pritet të zgjasë derisa të marrin rrogat
Protesta KOSOVA- Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke...
"Paralizimi" i Prishtinës! Rama i bën thirrje kryeministrit Kurti e Ministrit të Financave: Hajde takohemi dhe e zgjidhim! Mos rrini në zyra e në xhipa
Foto nga protesta KOSOVA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në një takim kryeministrin në detyrë Albin Kurt...
Theu arrestin shtëpiak dhe grabiti biznese në Durrës! E shkuara e "errët" e Arbër Tivarit: I arrestuar disa herë, 3 vite më parë i "mori" jetën dy vajzave në një aksident...
Arbër Tivari DURRËS- Një i ri nga Durrësi, Arbër Tivari, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si au...
Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët renditen të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali
Foto ilustruese Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të...
Paralizohet Prishtina, "zgjohet" sot pa transport publik! Punonjësit protestojnë para komunës, kryebashkiaku Rama drejton gishtin nga qeveria: Po mban peng pagesat
Protesta KOSOVA- Transportuesit privatë në Prishtinë dolën në protestë pas vendimit për pezullimin e të gjitha...
Dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt! ZBARDHET dëshmia e babait të Naim Murselit: As nuk e di, as nuk kam...
Foto ilustruese KOSOVA- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të t&eu...
Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur! Arrestohet 29-vjeçari në Durrës, në pranga një prej bashkëpunëtorëve, tjetri shpallet në kërkim
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar për vjedhje, teksa ishte në arrest shtëpiak...
Kolaps në transportin publik të Prishtinës! U paralajmërua dje nga Përparim Rama, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve
Foto ilustruese KOSOVA- Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka pezulluar tërësisht shërbimet, për shkak të problemev...
