24 Nëntor 2025, 11:13
Nga M.L
Foto ilustruese
Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:
Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.
Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.
Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.
Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.
Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).
Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.
Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.
Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.
Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./ Monitor
migracioni i të miturve shqiptarë bashkimi europian
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:05
M.L
Protesta
KOSOVA- Transportuesit privatë në Prishtinë dolën në protestë pas vendimit për pezullimin e të gjitha...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:01
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të t&eu...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar për vjedhje, teksa ishte në arrest shtëpiak...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:36
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka pezulluar tërësisht shërbimet, për shkak të problemev...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:21
M.L
Artan Hoxha
GREQI- Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetar...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:07
M.L
Viktima, autoret
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy v&eum...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 09:33
M.L
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, ku 40-vjeçari ...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 09:21
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Autoritetet kanë bërë me dije se 40-vjeçari Marilen Jata u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e dj...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 09:10
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë të 40-vjeçarit Marilen J...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 08:39
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vendosjen e tritolit në lokalin në Kamëz,...