24 Nëntor 2025, 12:28
Nga M.L
Foto ilustruese
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re që lejon disa marrëveshje të kërkimit dhe zhvillimit me bizneseve, duke i përjashtuar këto marrëveshje nga ndalimet e parashikuara në ligjin e konkurrencës.
Sipas kushteve të përcaktuara në rregullore, marrëveshja e kërkimit dhe zhvillimit duhet të përcaktojë që të gjitha palët kanë qasje të plotë në rezultatet përfundimtare të kërkimit dhe zhvillimit të përbashkët ose me pagesë për qëllime kërkimi dhe zhvillimi të mëtejshëm dhe për qëllime shfrytëzimi.
Qasja duhet të përfshijë çdo të drejtë të pronësisë intelektuale dhe know-how që rezulton nga marrëveshja dhe kjo qasje duhet të jepet sapo të bëhen të disponueshme rezultatet e kërkimit dhe zhvillimit.
Kur marrëveshja e kërkimit dhe zhvillimit parashikon që palët kompensojnë njëra-tjetrën për dhënien e qasjes në rezultatet për qëllime kërkimi dhe zhvillimi të mëtejshëm ose për qëllime shfrytëzimi, kompensimi nuk duhet të jetë aq i lartë sa të pengojë efektivisht një qasje të tillë.
Institutet kërkimore, organet akademike ose ndërmarrjet që ofrojnë kërkimin dhe zhvillimin si shërbim tregtar pa qenë normalisht aktive në shfrytëzimin e rezultateve, mund të bien dakord të kufizojnë përdorimin e rezultateve për qëllime të kërkimit dhe zhvillimit të mëtejshëm.
Kur palët kufizojnë të drejtat e tyre të shfrytëzimit në përputhje me këtë Rregullore, veçanërisht kur ato specializohen në kontekstin e shfrytëzimit, qasja në rezultate për qëllime shfrytëzimi mund të kufizohet sipas rrethanave.
Përjashtimi i përcaktuar zbatohet edhe për marrëveshjet e kërkimit dhe zhvillimit që përmbajnë dispozita që lidhen me transferimin ose licencimin e të drejtave të pronësisë intelektuale tek një ose më shumë nga palët ose tek një entitet i krijuar nga palët për të kryer kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët ose me pagesë, ose për shfrytëzimin e përbashkët të rezultateve, me kusht që këto dispozita të lidhen drejtpërdrejt dhe të jenë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes dhe të mos përbëjnë objektin kryesor të marrëveshjes.
Kur dy ose më shumë nga palët janë ndërmarrje konkurrente, përjashtimi do të zbatohet për kohëzgjatjen e kërkimit dhe zhvillimit nëse, në momentin e lidhjes së marrëveshjes pjesa e kombinuar e tregut e palëve në marrëveshje nuk kalon 25% në tregjet përkatëse të produktit dhe teknologjisë.
Për marrëveshjet e kërkimit dhe zhvillimit ku rezultatet shfrytëzohen bashkërisht, përjashtimi i përcaktuar në këtë rregulloreje do të vazhdojë të zbatohet për 7 vjet nga momenti kur produktet e kontratës ose teknologjitë e kontratës hidhen për herë të parë në treg.
Nenit 4 i ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
Megjithatë, neni 6 i ligjit lejon Komisionin e Konkurrencës të miratojë rregullore për kategoritë të caktuara të e marrëveshjeve që përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në ligjin në fjalë dhe kushtet që duhet të përmbushin marrëveshjet, për të përfituar nga përjashtimi i ndalimit./ Monitor
autoriteti i konkurrencës
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:14
M.L
Foto nga takimi
BRUKSEL- Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe p&...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 12:10
M.L
Protesta
KOSOVA- Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:41
M.L
Foto nga protesta
KOSOVA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në një takim kryeministrin në detyrë Albin Kurt...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:23
M.L
Arbër Tivari
DURRËS- Një i ri nga Durrësi, Arbër Tivari, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si au...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:13
M.L
Foto ilustruese
Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:05
M.L
Protesta
KOSOVA- Transportuesit privatë në Prishtinë dolën në protestë pas vendimit për pezullimin e të gjitha...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 11:01
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të t&eu...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar për vjedhje, teksa ishte në arrest shtëpiak...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:36
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka pezulluar tërësisht shërbimet, për shkak të problemev...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 10:21
M.L
Artan Hoxha
GREQI- Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetar...