Aktualitet

“Pa paga s’ka punë!” Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës ngrihen në grevë të përkohshme, pritet të zgjasë derisa të marrin rrogat

Sipas raportimeve, punëtorët nuk kanë marrë pagat e tyre për muajin nëntor dhe kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria që nga fillimi i muajit, por pa rezultat.

24 Nëntor 2025, 12:10 Nga M.L
“Pa paga s’ka punë!” Punonjësit e Radio Televizionit
Protesta

KOSOVA- Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë” dhe “Rrogën tonë e kërkojmë”.

Sipas raportimeve, punëtorët nuk kanë marrë pagat e tyre për muajin nëntor dhe kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria që nga fillimi i muajit, por pa rezultat. Ata kanë kontaktuar edhe institucionet e tjera të vendit, por deri më tani nuk ka pasur zgjidhje.

Greva, e cila filloi në orën 11:00, është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00, derisa punëtorët të marrin pagat e tyre./ Dosja.al

rtk greva ne kosove

Sondazh

Poll