Aktualitet

"Paralizimi" i Prishtinës! Rama i bën thirrje kryeministrit Kurti e Ministrit të Financave: Hajde takohemi dhe e zgjidhim! Mos rrini në zyra e në xhipa

Rama bëri të ditur se iu bashkua protestës së punëtorëve të ndërmarrjes “Trafiku Urban”, duke theksuar se do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre.

24 Nëntor 2025, 11:41 Nga M.L
"Paralizimi" i Prishtinës! Rama i bën thirrje kryeministrit
Foto nga protesta

KOSOVA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në një takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar krizën në transportin publik.

Rama bëri të ditur se iu bashkua protestës së punëtorëve të ndërmarrjes “Trafiku Urban”, duke theksuar se do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre. Ai shtoi se punëtorët presin ende pagat e qytetarët shërbimet e transportit publik.

POSTIMI:

Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës! Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit.

Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike.  

Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë! Punëtorët po i presin pagat që u takojnë.

Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon! Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore.

përparim rama hekuran murati albin kurti

Sondazh

Poll