Politike

Protesta e opozitës/ Basha mbledh aleatët në selinë blu, koordinohen veprimet për nesër

15 Mars 2019, 16:47 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Basha mbledh aleatët në selinë blu,

TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë aleatët e partisë që ai drejton.

Takimi mes opozitarëve vjen për të koordinuar veprimet në protestën e nesërme të opozitës para godinës së kryeministrisë.

Më herët, Lulzim Basha është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë. (Lexo këtu)

Opozita dorëzoi mandatet më 21 shkurt në Kryesinë e Kuvendit e mbështetur nga mijëra protestues. Ata kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha opozita e bashkuar protesta e opozites 16 mars 2019 lulzim basha opozita e bashkuar protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll