Politike

11 vjet nga Gërdeci/ Braçe: U poqën të gjallë, përgjegjësit nuk u hetuan kurrë

15 Mars 2019, 16:34 Nga DOSJA
11 vjet nga Gërdeci/ Braçe: U poqën të gjallë,

TIRANË– Në 11 vjetorin e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve, zv. kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në Facebook ka bërë fajtore qeverinë. (Lexo këtu)

Në shkrimin e tij të postuar në Instagram, Braçe shprehet se ngjarja e Gërdecit ishte një krim i shtetit me thelb trafikun e armëve dhe municioneve.

“Nuk u hetua kurrë! As trafikun, as Qeverinë e Berishës, as Ushtrinë e tij, as supertrafikantin që  e njihnin fare mirë pas emrave të shumëfishte në Ballkan. I poqën të gjallë! Ky vend nuk do të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm e në paqe, pa hetuar e ndëshkuar deri në fund politikanët e pushtetarët e përfshirë në trafikun e armëve e municioneve nga Gërdeci.”

Më tej zv.kryeministri shprehet se janë të njëjtët njerëz në parlament dhe sipas Braçes bëjnë sikur nuk kujtojnë se çfarë ka ndodhur.

“Sali Berisha i pari, ministrat e tij vendimmarres ne Qeveri, Lulzim Basha anetar i asaj qeverie e vendimmarres edhe ky! Askush nga ata qe u perfshine ne Gerdec nuk ka ikur. Tani qe prokuroret e gjykatesit e tyre garante po ikin, jane kapur me thonj pas Shqiperise!”

Postimi i plotë:

 

 

#15MARS #MOSEHARROKURREGERDECIN Deri sa te kete #Drejtesi, jo, Mos e harro kurre #Gerdecin! Ishte dhe eshte, #KrimiShtetit! Kerkush nuk mund ta zhbeje kete, as vete e as me prokuroret dhe, as me gjykatesit e tij! Thelbi i Gerdecit ishte: TRAFIKU U ARMEVE DHE MUNICIONEVE! Demontimi ishte aktivitet plotesues, i qellimte, legalizuar nga #QEVERIAESALIBERISHES, per te maksimizuar fitimet. Po e perseris, thelbi ishte #TrafikuiArmeve! NUK U HETUA KURRE! NUK GUXOI KUSH TA HETONTE! As trafikun, as Qeverine e Berishes, as Ushtrine e tij, as supertrafikantin qe e njihnin fare mire pas emrave te shumefishte ne Ballkan, te gjithe ne listen e zeze te trafikut! Trafiku i armeve prodhoi Fabriken e Vdekjes! I duhej si mbulim, si paketim ne fillim, si demontim vdekjeprures por me fitim kolosal nga shfrytezimi i nje grushti njerezish te varfer e ne nevoje per pune-mes tyre gra e femije, me pas! I POQEN TE GJALLE! Krim me makaber ne kete vend nuk ka patur kurre, kurre! Ky vend nuk do te jete kurre i drejte, i ndershem e ne paqe, pa hetuar e ndeshkuar deri ne fund, politikanet e pushtetaret e perfshire ne trafikun e armeve e municioneve nga Gerdeci. Ate dhe aty ku nuk hetua kurre! Mos harroni, ata jane gjalle dhe ne politike; NUK KANE IKUR, JANE PO ATA! Babezia i beri bashke ne Gerdec, donin maksimumin per vete-superfitimet natyrisht dhe, e ngriten dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjaret e tyre! E zhvilluan ate biznes ne kafsheri te plote, duke shfrytezuar gra e femije, ju morren shpirtin aty! JANE PO TE NJEJTET NJEREZ! Nuk kane ikur kund! Jane mu ketu! Bejne sikur nuk kujtohen per sot, por e djeshmja i tmerron! Sali Berisha i pari, ne ate kohe e kete kohe, ministrat e tij vendimmarres ne Qeveri-perjashtuar dy kundershtues te provuar e te zhdukur prej tij nga PD; Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrise pas tij, vendimmarres e te perfshire ne kete histori; Lulzim Basha anetar i asaj qeverie e vendimmarres edhe ky! Askush nga ata qe u perfshine ne Gerdec nuk ka ikur. Jane kapur me thonje ne politike per ti shpetuar drejtesise ne cdo kohe, pergjithmone! Tani qe prokuroret e gjykatesit e tyre garante po ikin, jane kapur me thonj pas Shqiperise!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

15 marsi i 2019-ës shënon plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace tragjedia e gerdecit erion brace tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll