Politike

Protesta e 16 marsit/ Kokëdhima: Rruga e vetme për të dalë nga ky ‘ngërç’ i rrezikshëm

15 Mars 2019, 15:59 Nga DOSJA
Protesta e 16 marsit/ Kokëdhima: Rruga e vetme për të dalë

TIRANË- Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, gjatë një deklarate për shtyp, ka folur rreth protestës së opozitës, paralajmëruar ditën e nesërme, më 16 mars.

Kokëdhima shprehet se , Partia “Zgjidhja” mbështet plotësisht protestën e nesërme të qytetarëve të vendit si një mundësi dhe hap drejt artikulimit dhe përmbushjes së aspiratës mbarëpopullore, për shembjen e këtij sistemi politik dhe qeverisjes autokratike, dhe rivendosjen e lirive republikane dhe të sundimit të ligjit.

Por, gjatë deklaratës së tij, Kokëdhima tha se është kundër çdo akti dhune, por për tubim paqësor. Sipas tij, protesta është e vetmja rrugëdalje nga ky ngërç i rrezikshëm, ku e kanë futur vendin tri partitë, që kanë sunduar për 29 vite shqiptarët.

Partia “Zgjidhja” mbështet plotësisht protestën e nesërme të qytetarëve të vendit si një mundësi dhe hap drejt artikulimit dhe përmbushjes së aspiratës mbarëpopullore, për shembjen e këtij sistemi politik dhe qeverisjes autokratike, rivendosjen e lirive republikane dhe të sundimit të ligjit, ndarjen dhe ballancimin e pushteteve, demokratizimin e zgjedhjeve dhe të qeverisjes, rivendosjen e sovranitetit të popullit dhe çlirimin përfundimtar të votës.

ZGJIDHJA kërkon shmangien e çdo akti dhune dhe demonstrim paqësor. E kundërta çon ujë në hullinë e klepto-krimo-kracisë, që kanë instaluar në këto vite të tranzicionit Edi Rama me Rilindjen dhe PD e LSI.

Ne mbështesim gjithashtu thirrjen e ambasadës së BE-së se: ‘Është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare, për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara’.

Kjo thirrje e cila konvenon me qëndrimin e kahershëm të Partisë “ZGJIDHJA”, duhet konsideruar nga të gjithë aktorët, veçanërisht nga PS-PD-LSI.

Vendi është në një situatë tejet të rrezikshme, ndaj ky Pakt Kombëtar, duhet të marrë udhë sa më shpejt. Por kjo nuk do të thotë, që të lejojmë sërish një Marrëveshje-Pazar, mes tre partive të vjetra. Kërkohet një Pakt Kombëtar gjithëpërfshirës për çdo faktor politik në vend, pa asnjë përjashtim; për partitë politike, shoqërinë civile dhe të gjitha grupet e interesit, për çdo shtresë të shoqërisë shqiptare.

Kjo është e vetmja rrugëdalje nga ky ngërç i rrezikshëm ku e kanë futur vendin tri partitë, që kanë sunduar për 29 vite shqiptarët.

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima protesta 16 mars 2019 koço kokëdhima protesta 16 mars 2019

Sondazh

Poll