Aktualitet

I dënuar më parë për vrasje dhe lëvizte i armatosur, arrestohet 57-vjeçari në Fier 

Gjatë kontrollit fizik atij ju gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës. 

23 Nëntor 2025, 13:13 Nga E.d
I dënuar më parë për vrasje dhe lëvizte i armatosur,
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi lëvizte i armatosur dhe me municion luftarak me vete. 57-vjeçar u kap në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës. 57-vjeçari i arrestuar rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

fier vrasje policia

Sondazh

Poll