Aktualitet

EMRI/ Lëvizte i armatosur dhe iu gjet kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë

I arrestuari është Xhordan Cafi, 23 vjeç banues në Shkodër.

23 Nëntor 2025, 12:50 Nga E.d
EMRI/ Lëvizte i armatosur dhe iu gjet kanabis,
Foto ilustruse

LEZHË- Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Lezhë. I arrestuari është Xhordan Cafi, 23 vjeç banues në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi qarkullonte i armatosur. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike, kanabis.

Objektet e gjetura u sekuestruan nga policia. Mbi Cafin rëndojnë akuzat për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMë që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lezhë kanabis 23 vjeç

Sondazh

Poll