Aktualitet

Situata me motin e keq, Ministri Salla: Infrastruktura e kullimit po kthehet në normalitet, ekipet po vijojnën punën pa ndërprerje në terren

Ai tha se nivelet e ujit në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese.

23 Nëntor 2025, 11:46 Nga E.d
Situata me motin e keq, Ministri  Salla: Infrastruktura e kullimit po kthehet
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla u shpreh se situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit.

Ai tha se nivelet e ujit në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese. Në fund, Salla tha se ekipet e  drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnën punën pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike.

"Shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren. Si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit. Në ultësirën perëndimore, infrastruktura e kullimit po kthehet gradualisht në normalitet dhe uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura. Paralelisht, nivelet në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese. Ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike." shkruan Salla./Dosja.al

adis salla moti rreshje shiu

Sondazh

Poll