Aktualitet
Situata me motin në vend, Ministria e Bujqësisë: Niveli i lumenjve është në rënie dhe uji është tërhequr nga zonat e përmbytura
Në ultësirën perëndimore, ku prurjet kanë qenë më problematike, uji është tërhequr në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve të përmbytura, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të sistemit të kullimit.
23 Nëntor 2025, 12:15
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se gjatë orëve të natës reshjet kanë pasur intensitet të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren dhe përmirësimin e situatës së shkaktuar nga prurjet e larta ditët e fundit.
Si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet gradualisht, me ulje të vazhdueshme të niveleve të ujit në kanalet kryesore dhe dytësore. Në ultësirën perëndimore, ku prurjet kanë qenë më problematike, uji është tërhequr në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve të përmbytura, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të sistemit të kullimit.
Në të njëjtën kohë, niveli i lumenjve është në rënie, ndërsa rrjedhat janë stabilizuar brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese, duke reduktuar rrezikun për dalje të mëtejshme nga shtrati.
Ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në qarqet Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje punën në terren, me fokus të veçantë në zonat më të ekspozuara, për të garantuar normalizimin e plotë të situatës dhe funksionimin optimal të infrastrukturës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm./Dosja.al
ministria e bujqësisë situata rreshje shiu
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 12:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimin e fundit mbi mënyrën se si paraqitet situata në ...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 11:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se shirat gjatë natës kanë qe...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 11:34
E.d
Foto ilustruse
Qukës-Qafë Plloçë- Një rrëshqitje dherash dhe shkëmbinjsh është vërejtur në aksin r...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 11:29
E.d
Dritan Agolli
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pa...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 11:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjygj tre persona, të cilët përdorën dokumente...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 10:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot katër persona në Tiranë dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. ...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 10:21
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJË - Policia ka arrestuar sot një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. I ar...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 10:09
E.d
Foto ilustruse
DIBRA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e k&e...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 10:02
Foto ilustruse
SHKODËR- Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arrit...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 09:46
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatre shiu dhe situata mbetet nën kontroll. Në Shkodër ...