Aktualitet

EMRAT/ Po tërhiqnin në postë 11 pako me euro të falsifikuara, arrestohen katër persona në Tiranë

Të arrestuarit e identifikuar janë Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj.

23 Nëntor 2025, 10:48 Nga E.d
EMRAT/ Po tërhiqnin në postë 11 pako me euro të
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar sot katër persona në Tiranë dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Të arrestuarit e identifikuar janë Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën në flagrancë ndërsa tërhiqnin 11 pako me euro të falsifikuara.

Këto dërgesa kryheshin Alesio Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara. Policia ka sekuestruar pakot e gjetuar, ndërsa po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ërong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, A. P., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tirana euro falsifikim

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2025, 17:32 I.A

Bushati- Shehaj: Të jetosh në tranzicion

Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...