Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë

Xhumari ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë", për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

23 Nëntor 2025, 10:21 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine,
Foto ilustruse

LUSHNJË - Policia ka arrestuar sot një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. I arrestuari është Xheni Xhumari, 46 vjeç banues në Karbunarë. Xhumari ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë", për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe bashkëpunëtori i tij. 31-vjeçari ka bashkëpunuar me Xheni Xhumari dhe i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një 41-vjeçari.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë", për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit./Dosja.al

vjedhje arrestim policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2025, 17:32 I.A

Bushati- Shehaj: Të jetosh në tranzicion

Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...