Sport

Grima grumbullon Kombëtaren kuqezi të femrave për miqësoret me Turqinë

Katër nga futbollistet e grumbulluara rishtaz në skuadër vijnë nga ekipet jashtë vendit, teksa vetëm Teresa Deda është pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

22 Nëntor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Grima grumbullon Kombëtaren kuqezi të femrave për miqësoret

TIRANE - Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet të hënën në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Stamboll, ku do të vijojë fazën përgatitore.

Në kuadër të këtyre dy miqësoreve, trajneri Grima ka grumbulluar 24 futbolliste, pesë prej të cilave janë risi në listën kuqezi. Stafi teknik dhe departamenti i ekipeve kombëtare vijojnë të monitorojnë vazhdimisht elementet e rinj.

Katër nga futbollistet e grumbulluara rishtaz në skuadër vijnë nga ekipet jashtë vendit, teksa vetëm Teresa Deda është pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

Po ashtu, në skuadër rikthehen edhe futbollistet që kanë qenë më parë pjesë, si Klaudia Borci, Endrina Elezaj dhe Fortesa Berisha. Kjo e fundit la grumbullimin e tetorit për sfidat ndaj Qipros për shkak dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Nëntor 2025, 09:30

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

ITALI - Franco Baresi është rikthyer në Casa Milan. Kapiteni legjendar i kuqezinjve, zv.president nderi, është rikthyer n&e...