Sport

Javier Tebas nën hetim, presidenti i La Ligas akuzohet për pesë shkelje…

Një gjykatë sportive në Spanjë ka hapur procedim disiplinor ndaj presidentit të La Ligas, Javier Tebas, i cili akuzohet për shkelje të konfidencialitetit ndaj Barcelonës.

22 Nëntor 2025, 10:31 Nga DOSJA

Javier Tebas nën hetim, presidenti i La Ligas akuzohet për pesë

SPANJE - Çështja lidhet me një publikim të datës 2 prill nga La Liga, ku u bënë publike detaje mbi vendet VIP në “Camp Nou” të rindërtuar.

Në atë publikim u zbulua se Barcelona nuk kishte regjistruar rreth 100 milionë euro të ardhura nga shitja e këtyre vendeve, duke shkelur rregulloret financiare.

Edhe pse lajmi u hoq më pas nga faqja zyrtare e ligës, informacioni tashmë ishte bërë publik. Sipas raportimeve, hetimet kanë nisur dhe Tebas po përballet me pesë shkelje të rënda të natyrës disiplinore.

Në rast se shpallet fajtor, sanksionet variojnë nga një vërejtje publike deri te pezullimi nga detyra si president i La Ligas. Procesi vijon ndërsa priten konkluzionet zyrtare të gjykatës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Nëntor 2025, 09:30

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

ITALI - Franco Baresi është rikthyer në Casa Milan. Kapiteni legjendar i kuqezinjve, zv.president nderi, është rikthyer n&e...