Sport

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, tani zv.president nderi i klubit, u takua përsëri në Casa Milan për herë të parë që nga njoftimi i sëmundjes së tij.

22 Nëntor 2025, 09:30 Nga DOSJA

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

ITALI - Franco Baresi është rikthyer në Casa Milan. Kapiteni legjendar i kuqezinjve, zv.president nderi, është rikthyer në selinë e e kuqezinjve tre muaj e gjysmë pasi njoftoi sëmundjen e tij.

Legjenda e Milanit është ende në gjysmë të trajtimit të tij, por rikthimi në një nga vendet e tij të preferuara i ka sjellë sigurisht emocione klubit.

Më 3 gusht, AC Milan njoftoi sëmundjen e Franco Baresi, duke i informuar tifozët për "heqjen kirurgjikale minimalisht invazive" të "nyjës pulmonare" të gjetur gjatë një kontrolli rutinë. Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk pati ndërlikime pas ndërhyrjes.

Rishfaqja e “Kapitenit” në rrjetet sociale daton që nga fillimi i nëntorit me një postim - “Viva la vita” me një foto të tij me një flamur të Milanit - i cili shkaktoi komente nga e gjithë bota e Milanit, nga tifozët te ish-shokët e ekipit.

Pastaj ai u kthye në vendin e tij të punës, Casa Milan, me qëllimin për ta bërë atë pjesë të rutinës së tij të përditshme përsëri. Jo ende, por së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll