Sport

VIDEO/ Jasir Asani shkëlqen në Iran, shënon dopietë dhe kualifikon skuadrën…

Edhe pse me Kombëtaren kuqezi e ka humbur vendin e titullarit, anësori Jasir Asani vazhdon të jetë vendimtar te skuadra e tij në Iran.

22 Nëntor 2025, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Jasir Asani shkëlqen në Iran, shënon dopietë dhe

IRAN – Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani gjeti sërish rrugën e rrjetës për Esteghlal, duke i dhënë fitoren 2-1 ndaj Padyab në shtëpi, në fazën e 1/16-ve të Kupës së Iranit.

Skuadra mike kaloi e para në avantazh, me një gol të Yousefi në minutën e 10-të. Asani barazoi shifrat në minutën e 89-të me penallti, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Ai shënoi edhe golin e përmbysjes në minutën e 102-të nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga një devijim. Kjo dopietë mori rëndësi të veçantë për Esteghlal, pasi siguroi kualifikimin e skuadrës për në fazën e 1/8-ve.

Me këtë dopietë, Asani e çon në tetë numrin e golave të shënuar me fanelën e skuadrës iraniane, ku u transferua në fund të merkatos së verës dhe duket se është përshtatur shumë mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Nëntor 2025, 09:30

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

ITALI - Franco Baresi është rikthyer në Casa Milan. Kapiteni legjendar i kuqezinjve, zv.president nderi, është rikthyer n&e...