21 Nëntor 2025, 22:14
Nga M.L
Foto nga emisioni
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Në një videopërgjim të publikuar dy vite më parë nga emisioni investigativ “Piranjat”, pretendohej se dëgjohej kryetarja Bufi teksa kërcënonte me vendin e punës sanitaren e një shkolle në një fshat të zonës. Presioni ushtrohej për shkak se ajo kishte marrë pjesë në një miting të opozitës. Kryetarja fillimisht e mohoi bisedën, më pas e pranoi, dhe në fund kërkoi falje.
Kjo ngjarje u pasua më vonë me një tjetër audiopërgjim, i cili u përdor si provë nga prokuroria për ngritjen e akuzës ndaj Bufit.
Në audion e dytë, flitet për disa nevoja të qytetarit, të cilat kryetarja mesa duket ia kishte plotësuar. Pasi mendon se i ka bërë një “nder” — që në fakt ishte detyra e saj funksionale — ajo e shantazhon, sepse ai ishte shfaqur në mbështetje të kundërshtarit të saj politik. Bufi vijon më tej presionin ndaj Gazmend Borgjit, duke i dhënë urdhër të mos shkonte për të votuar në zgjedhje.
“E di si shpëton ti nga kjo gjë? Nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapësh gojë dhe të shikosh punën tënde. Mos ik fare për votim, vetëm rri në shtëpi dhe shiko punën tënde. Të mos flasësh asnjë fjalë, ti dhe familja jote”, dëgjohet Bufi në audiopërgjim.
Pas përfundimit të hetimeve, SPAK deklaron se “kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B, është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij”./ Piranjat.al
prokuroria e posaçme majlinda bufi merret e pandehur nga spak
Politike
21 Nëntor 2025, 20:59
M.L
Diella, foto ilustruese
TIRANA- Forbes ka publikuar një artikull që analizon vendimin e Shqipërisë për të emëruar D...
Politike
21 Nëntor 2025, 20:23
M.L
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Ministrja e e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, 'Diella' shënoi sot prezencën e saj në Athi...
Politike
21 Nëntor 2025, 19:49
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të ...
Politike
21 Nëntor 2025, 18:19
E.d
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit, Marta K...
Politike
21 Nëntor 2025, 18:09
M.L
Foto ilustruese
FIER- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku takoi...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:57
M.L
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryeqyteti shqiptar, Tirana, u bë sot epiqendra e politikës europiane, duke mirëpritur liderët dhe përfaq&...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:47
M.L
Belinda Balluku, foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka bërë të ditur kërkesën zyrtare lidhur me çë...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:21
M.L
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:17
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër komisioneren e BE-s&eu...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor m...