Politike

Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë! Taulant Balla ndan PAMJET: Do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

Sipas një postimi në Facebook nga Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë vizitës ajo do të zhvillojë takime me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

21 Nëntor 2025, 20:23 Nga M.L
Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Ministrja e e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, 'Diella' shënoi sot prezencën e saj në Athinë, ku po zhvillohet Festimi Kombëtar i Shqipërisë. Sipas një postimi në Facebook nga Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë vizitës ajo do të zhvillojë takime me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.

taulant balla ministrja diella athine

Sondazh

Poll