Aktualitet

“Policia se ka për herë të parë…”/ Sekretari i Lleshajt flet për rastin e Vladimir Gjutës: Hetimet vazhdojnë

10 Shkurt 2020, 20:36 Nga DOSJA
“Policia se ka për herë të parë…”/

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj, Plarent Ndreca është zyrtari i parë i qeverisë që flet për rastin e arrestimit të Vladimir Gjutës, me armë para selisë së PS. Në një lidhje direkte me ‘Open’, Ndreca tha se policia se ka për herë të parë arrestimin e një personi që mban armë pa leje.

“Është çështje e hetimit. Duhet të kuptoni që policia se ka për herë të parë që arreston dikë për armëmbajtje pa leje. Nuk ka tërhequr vëmendjen çdo arrestim për armëmbajtje pa leje. T’ja lemë hetimit, kur të ketë informacion do të bëhet publik.”ka thënë Ndreca.

I pyetur për masat shtesë të sigurisë të kryeministrit, Ndreca tha se nuk ka informacion.

“S’kam informacion për masa shtesë sigurie. Është rutinore procedura për Gardën. S’ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë histori.”-thotë Ndreca.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plarent ndreca vladimir gjuta me arme ne ps plarent ndreca vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....