Aktualitet

‘Rama erdhi me helikopter të kuq’, gazetari rrëfen rastin e çuditshëm: Ishim në Bulqizë, e prisnim kryeministrin me ma

10 Shkurt 2020, 20:17 Nga DOSJA
‘Rama erdhi me helikopter të kuq’, gazetari rrëfen rastin

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme, kur Vladimir Gjuta u kap me 100 mijë euro, me një armë zjarri pranë selisë së Partisë Socialiste.  Veliu u ndal tek një histori e disa viteve më parë, kur në Bulqizë kryeministri Edi Rama ndryshoi itinerarin.

“Kam shkuar në Bulqizë për të mbuluar aktivitetin. Rama do të vinte me makinë, në fund u ndryshua mënyra e ardhjes sepse Eama erdhi me helikopter të kuq. Na u tha për arsye sigurie, por asnjëherë se morëm vesh nëse kishte një kërcënim real. Fakti që një person i armatosur ndodhet 50-60 metra larg selisë së PS ku ndodhej kryeministri Edi Rama është alarmante për Policinë e Shtetit, u interesova në Polici dhe kryeministri për një reagim zyrtar. Nëse ngjarja do të kishte ndodhur në një vend tjetër do të kishim një qendrim zyrtar sepse bëhet fjalë për kryeministrin e vendit.”-tha Veliu.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama muhamed veliu vladimir gjuta me arme ne ps edi rama muhamed veliu vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....