Aktualitet

“E kishte trupin të nxirë dhe hundën e thyer”, mes lotësh vëllai i të ndjerit Mentor Rexha rrëfen kur shkoi në morg:

10 Shkurt 2020, 19:32 Nga DOSJA
“E kishte trupin të nxirë dhe hundën e thyer”, mes

TIRANË– Fatbardh Rexha, vëllai i Mentorit, i cili u vra në burgun francez tha se nuk e beson që vëllai i tij të ketë vrarë veten. Në një lidhje Skype me emisionin Ftesë në 5 me Bieta Sulon, ai tha se para disa ditësh kishte komunikuar me vëllain dhe se ai ishte shumë mirë, duke shtuar se ishte duke mësuar gjuhën frënge. Fatbardhi tregoi se Mentori e kishte trupin të nxirë dhe hundën e thyer.

Kam fol me vëllain tim para 3 javësh. Ai ka qënë shumë mirë, ai ka qenë duke mësuar gjuhën franceze. I kam thënë si je, si po kalon me ata shokët? Më tha jam shumë mirë. Çdo gjë e ka pas shumë mirë t’u shku te shkolla se bëhet dhe shkolla për frëngjisht aty. Pas 3 javësh kam tentuar ta marr në telefon nuk më ka dalë më. Kur e kam marrë në tel më dilte telefoni muzikë. Pas 4 ditësh më ka dalë një shoku i tij I dhomës, një francez. Nuk dija të merresha vesh me të në frëngjisht. Kisha një shok aty në Gjermani dhe foli ai  dhe më thanë që Mentor Rexha ka vrarë veten. Nuk e besova. Atëhere s’kam prit më dhe kam ardhur direkt në Francë. E pashë trupin e tij krejt zi. Brinjët e thyeme dhe gjunjët e zinj. Tek sytë komplet të zinj dhe hunda e thyer”, u shpreh Fatbardh Rexha.

Pak ditë më parë në një burg në Francë ka vdekur një shqiptar, Mentor Rexha. Lajmi në mediat shqiptare është bërë publik nga motra e tij, Suela Rexha e cila ka hedhur akuza kundër autoriteve në Francë, pasi sipas saj Mentori nuk ka vrarë veten por e kanë dhunuar dhe vrarë. Për ngjarjen ka folur dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, i cili ka thënë se nuk kanë fuqi për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatbradh rexha mentor rexha vdes shqiptari ne burgun e frances fatbradh rexha mentor rexha vdes shqiptari ne burgun e frances

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....