Aktualitet

10 Shkurt 2020, 18:31 Nga DOSJA

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali.

Ata thonë se me ndërtimin e këtij HEC-i do t’u merret i vetmi burim që kanë, i cili do të përdoret për të prodhuar energji. Por kjo gjë është kundërshtuar nga banorët e këtij fshati, të cilët janë ngritur për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ndikojë në të gjithë zonën.

Banorët e Zhulatit kanë avancuar me kërkesat ndaj qeverisë shqiptare, e cila duhet të mos japë leje firmës që ka ndërmend të shfrytëzojë ujin e paktë të rrjedhës së lumit në të kundërt sic thonë ata, cdokush do të lërë kockat në lumë, pasi nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre që kanë për të pasur ujë. Më herët banorët e këtij fshati, kanë ndërmarrë takime me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi,i cili sipas tyre, aprovon në heshtje ndërtimin e HEC.

Protestat priten të përshkallëzohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme që kanë për qëllim garantimin e mosndërtimit të asnjë vepre hidrike që të prodhojë, pasi do të shterojë tërësisht ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë. Fshati Zhulat, i cili ka 300 banorë është futur nga qeveria në listën e 100 fshatrave turistike.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster ndertimi i hec-it ne zhulat gjirokaster ndertimi i hec-it ne zhulat

Sondazh

Poll