Aktualitet

ME VIDEO/ “Aty vdiq bosi i kokainës El Kubano”, Artan Hoxha publikon pamje nga burgu ku ndodhet Gramoz Rexhepi: Plas lufta

10 Shkurt 2020, 18:37 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Aty vdiq bosi i kokainës El Kubano”, Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se çfarë ndodh brenda mureve të burgut ku ndodhet Gramoz Rexhepi, i akuzuari kryesor për pengmarrjen e Jani Prengës. I ftuar në studion e “AbcNews”, teksa publikoi intervistën me Rexhepin, që aktualisht ndodhet në burgun e Kuitos në Ekuador, Hoxha tha se në ato ambjente ka raste ku edhe plas luifta me armë.

Ai rri në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador që rrinë kokat e trafikut të kokainës në botë. Është një burg ku ka raste ku plas edhe lufta me armë. Madje aty është vrarë edhe një ndër bosët e kokainës, siç është El Kubano”, tha Hoxha duke publikuar për herë të parë edhe imazhe nga lufta me armë në këtë burg.

Gazetari Artan Hoxha publikoi Abc News intervistën Gramoz (Dritan) Rexhepin, një personazh të shumë përfolur ditët e fundit, i cili sipas prokurorisë kishte gisht në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasia prej 283 kilogramësh kokainë në Angli. Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito për gazetarin Artan Hoxha se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha gramoz rexhepi artan hoxha gramoz rexhepi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....