Aktualitet

“Nuk është mirë nga mendtë e kokës”/ Ish-prokurori Hajdari flet për arrestimin e Vladimir Gjutës: Uroj të ketë shku

10 Shkurt 2020, 20:26 Nga DOSJA
“Nuk është mirë nga mendtë e kokës”/

TIRANË- Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari ka folur për incidentin e rëndë të Vladimir Gjutës, i cili u kap me armë zjarri me fishekë pranë selisë të Partisë Socialiste. Teksa është I ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, Hajdari se uron që Gjuta të ketë qenë atje për të thyer lekët, pasi afër ndodhet një pikë këmbimi valute.

“Për Gjutën duhet të jemi pak të kujdesshëm. Vladimir Gjuta është një element kriminal. Rezulton se kohët e fundit nuk është mirë nga mendtë e kokës dmth. Ka qenë në një vend ku thyhen lekët. Është normale që një person i tillë që të ketë armë, sepse ai ka kundërshtar etj. Shpresoj që të ketë qenë për të thyer lekët”, u shpreh Hajdari.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta shkëlqim hajdari arrestohet vladimir gjuta shkëlqim hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2020, 18:31

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali....