Politike

EMRAT/ Ja kush janë 2 zyrtarët e lënë në arrest shtëpie nga GJKKO për tunelin e Llogarasë

Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

20 Nëntor 2025, 11:58 Nga I.A
EMRAT/ Ja kush janë 2 zyrtarët e lënë në arrest
Erald Elezin dhe Gentian Gjyli

TIRANË- Dy zyrtarët që janë lënë në 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Posaçme janë zbuluar. Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Të dy këta persona akuzohen për tunelin e Llogarasë.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. 

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

gentian gjyli erald elezi

Sondazh

Poll