Politike

Ngërçi në formimin e qeverisë! Zgjedhjet e reja në Kosovë, Osmani thërret të enjten partitë për të caktuar datën

Vjosa Osmani ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë. Takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 10:30.

19 Nëntor 2025, 22:33 Nga M.L
Ngërçi në formimin e qeverisë! Zgjedhjet e reja në
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë. Takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Edhe në seancën e sotme plenare, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.

Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë./ Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll