Politike

Debatet e ashpra në Kuvend për Ballukun! Ish-ministri Malaj: Nuk do të thotë që është fajtore! Opozita po gjente sebep...

Në një intervistë për televizionin A2, Malaj vlerësoi se fokusi i diskutimeve duhet të mbetet tek çështjet e buxhetit dhe jo të ngarkohen parlamentet me debate që lidhen me hetime apo konflikte politike.

19 Nëntor 2025, 22:59 Nga M.L
Debatet e ashpra në Kuvend për Ballukun! Ish-ministri Malaj: Nuk do
Arben Malaj

TIRANA- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me debatin e ashpër në parlament për ministresën Belinda Balluku, duke theksuar se bllokimi i institucioneve nuk i shërben as opozitës dhe as procesit demokratik. Në një intervistë për televizionin A2, Malaj vlerësoi se fokusi i diskutimeve duhet të mbetet tek çështjet e buxhetit dhe jo të ngarkohen parlamentet me debate që lidhen me hetime apo konflikte politike.

Malaj nënvizoi rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë, duke shtuar se hetimet nuk duhet të çojnë automatikisht në largimin e individëve nga pozicionet e tyre politike ose institucionale. Ai theksoi gjithashtu se debatet parlamentare duhet të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe të mos përdoren si pretekst për bllokimin e funksionimit të qeverisë ose parlamentit.

“Një pjesë e debatit parlamentar e zuri debati për zonjën Balluku. Vetë themi dhe të gjithë diskutojmë me ndryshimin e Kodit Penal që ti japim më shumë rëndësi prezumimit të pafajësisë në legjislacionin tonë. Në momentin që një njeri merret i pandehur nuk do të thotë që automatikisht është fajtor. Unë nuk marrë në mbrojtje asnjë dhe nuk akuzoj, e kam pjesë të angazhimit tim politik, me emëra asnjëherë. Po tani që të bllokohet parlamenti, pse nuk arrestohet zonja Balluku kjo nuk i shton gjë opozitës.

Kur u bë oponenca për inceneratorët, e udhëhoqi zonja Tabaku dhe bëri një oponencë shumë profesionale. Ndërsa kjo pastaj është, si të thuash, të gjesh sebep. Po sikur nesër një prokuror që ka fuqi, godet një anëtar tjetër të mazhorancës apo opozitës, thotë e marrë në hetim, çfarë do bëhet. Kështu do ecim ne që kushdo që merret nën hetim duhet të ikë nga qeveria, nga parlamenti, nga pusheti vendor. Jo! Prandaj diskutimi duhet të ishte vetëm i buxhetit. Nëqoftëse duan të nesërmen, të pasnesërmen të bëjnë këto konfliktet ose debatet parlamentare, qoftë për mënyrën e debatit për buxhetin, qoftë edhe në debate të tjera, siç ishte edhe ky i sotmi. Nuk duhet mbingarkuar axhenda,” tha ai./ Dosja.al

arben malaj belinda balluku

Sondazh

Poll