19 Nëntor 2025, 23:06
Nga M.L
Arben Malaj
TIRANA- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar debatin e ashpër parlamentar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se bllokimi i institucioneve nuk i shërben as opozitës dhe as procesit demokratik. Në një intervistë për televizionin A2, Malaj nënvizoi rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë si një parim themelor i shtetit të së drejtës.
Sipas tij, fakti që një zyrtar merret i pandehur apo nën hetim nuk mund të konsiderohet automatikisht si fajësi. “Ne vetë diskutojmë për ndryshimet në Kodin Penal për t’i dhënë më shumë rëndësi prezumimit të pafajësisë. Në momentin që një individ merret i pandehur, kjo nuk do të thotë se është fajtor,” u shpreh Malaj, duke shtuar se nuk merr në mbrojtje askënd dhe nuk akuzon askënd personalisht.
Ai kritikoi mënyrën se si u ngrit debati parlamentar mbi çështjen Balluku, duke e konsideruar kërkesën e opozitës për arrestimin e saj si një qasje që “nuk i shton asgjë debatit politik dhe institucional”. Malaj solli në vëmendje shembullin e oponencës për inceneratorët, të udhëhequr nga Jorida Tabaku, të cilën e vlerësoi si “shumë profesionale”, duke nënkuptuar se edhe debatet aktuale duhet të ndjekin të njëjtin standard.
“Po sikur nesër një prokuror që ka fuqi të marrë në hetim një tjetër anëtar të mazhorancës apo të opozitës, çfarë do të ndodhë? A do të kërkohet automatikisht largimi i tij nga qeveria, parlamenti apo pushteti vendor? Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojë,” theksoi ai.
Malaj argumentoi se fokusi i seancës duhej të ishte buxheti dhe jo zhvendosja e vëmendjes te çështje të tjera, duke apeluar për mosmbingarkim të axhendës parlamentare me debate të cilat, sipas tij, nuk përshpejtojnë as drejtësinë dhe as reformimin e institucioneve.
“Diskutimi duhej të ishte vetëm për buxhetin. Nëse duan, nesër apo pasnesër mund të zhvillojnë debatet e tyre politike, por jo të bllokojnë punën e parlamentit,” përfundoi Malaj./ Dosja.al
arben malaj
Politike
19 Nëntor 2025, 22:59
M.L
Arben Malaj
TIRANA- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me debatin e ashpër në parlament për ministresën Belinda B...
Politike
19 Nëntor 2025, 22:40
M.L
Edi Rama
GREQI- Gazetari grek Aleksandros Zioulis ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për sjelljen e tij gjatë një takimi në B...
Politike
19 Nëntor 2025, 22:33
M.L
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutua...
Politike
19 Nëntor 2025, 21:31
M.L
Andis Salla
TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi në Kuvend se bujqësia do të ketë n&...
Politike
19 Nëntor 2025, 20:31
M.L
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Në seancën maratonë të Kuvendit, diskutimet për buxhetin e vitit 2026 vijuan me kritikat e deputetit Fa...
Politike
19 Nëntor 2025, 20:05
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria meriton të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duke përmendur dekad&eum...
Politike
19 Nëntor 2025, 19:57
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashk&eu...
Politike
19 Nëntor 2025, 19:47
E. D
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, duke folur në Kuvend deklaroi se projektbuxheti për vitin 2026 ë...
Politike
19 Nëntor 2025, 19:35
M.L
Jozefina Topalli
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli kërkoi që kolegët të mos fokusohen vetëm te g...
Politike
19 Nëntor 2025, 19:28
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë jalës së tij në Kuvend foli me tone ...