Politike

Ministria e Bujqësisë sqaron skemën e kompensimit të TVSH-së, fermerët do të marrin mbrapsht 10% e vlerës së autofaturave

Këto ndryshime kanë sjell konfuzion të madh te fermerët për shkak të lajmeve të shumta, ku nuk sqarohen ndryshimet e reja në këtë ligj. 

20 Nëntor 2025, 11:13 Nga I.A
Ministria e Bujqësisë sqaron skemën e kompensimit të
Andis Salla

TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dalë me një sqarim në lidhje me konfuzionin që është bërë në lidhje me ndryshimet në ligjin për TVSH-në. Këto ndryshime kanë sjell konfuzion të madh te fermerët për shkak të lajmeve të shumta, ku nuk sqarohen ndryshimet e reja në këtë ligj. 

Në media thuhet se me skemën e re fermeri do të marrë mbrapsht 10% e TVSH-së që ka paguar kur ka blerë plehrat kimikë, farat, pesticidet dhe fidanët. Por në të vërtetë me këto ndryshime, fermerët do të kompesohen me 10% të autofaturave. 

Në ndryshime bëhet me dije se fermerët çdo 6 muaj ku dhe do të mblidhen faturat do të aplikojnë në drejtorinë rajonale të tatimeve dhe do të kompesohen me 10% të totalit të faturave të mbledhura, që i bie disa herë më shumë sesa 10% të TVSH-së që fermeri ka paguar kur ka blerë plehrat kimikë, farat, pesticidet dhe fidanët. 

"Përvec mbështetjes nga skema kombëtare këtë vit do të mbështesim fermerin dhe me kompensim 10% të TVSH-së për cdo faturë. Grumbulluesi, përpunuesi dhe agrobiznesi, të cilët duhet të jenë të regjistruar në TVSH do të lëshojnë autofaturë, në të cilën do të shënohet detajet e faturës, ID e Fermerit, çmimi dhe VLERA E FATURËS ME TVSH 0. Fermeri me këto fatura qe grumbullon cdo 6 muaj do të aplikojë për kompensim në drejtorinë rajonale të tatimeve, e cila, pas verifikimit, i kompenson 10% të totalit të vlerave të faturave të depozituara në numrin e llogarisë së bankare të vetë fermerin," thuhet në relacion.

Ministria e Bujqësisë sqaron skemën e kompensimit të
Relacioni

ministria e bujqësisë andis salla fermeret

Sondazh

Poll