Politike

"Turp, pa turp!" Puthja e zjarrtë e kryeministrit, gazetari grek: Rama ka blerë shumë figura publike për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës

Zioulis e ka cilësuar këtë veprim si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për një forum diplomatik, duke shprehur shqetësimin për imazhin e diplomacisë greke.

19 Nëntor 2025, 22:40 Nga M.L
"Turp, pa turp!" Puthja e zjarrtë e kryeministrit, gazetari grek:
Edi Rama

GREQI- Gazetari grek Aleksandros Zioulis ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për sjelljen e tij gjatë një takimi në Bruksel, duke nxjerrë në pah një foto ku Rama shihet duke puthur zëvendësministren greke të Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou.

Zioulis e ka cilësuar këtë veprim si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për një forum diplomatik, duke shprehur shqetësimin për imazhin e diplomacisë greke.

Në reagimin e tij, gazetari shtoi kritika edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Ramës, duke përmendur afërsinë e tij me figura të huaja që ai i shpreh si të lidhura me korrupsionin dhe interesa të dyshimta. Zioulis paralajmëroi se Greqia duhet të jetë e kujdesshme për të mos u lidhur me sjellje që mund të dëmtojnë imazhin e qeverisë së Mitsotakis.

Postimi i gazetarit:

Turp, pa turp!

Zv/ministrja e punëve të jashtme Alexandra Papadopoulou, në puthje dhe dashuri me Anthellenicin Edi Rama dje në Bruksel!

Turpi dhe rënia e politikës greke!

P.S. Edi Rama dihet se ka blerë shumë figura publike në SHBA dhe Europë për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të drogës!

Rama ka blerë dhe më pas ka emëruar si të ashtuquajturit “këshilltarë” të korruptuar dhe tani të dënuar shefin e Auditit të Brendshëm të FBI-së New York McGonigal, eurodeputetin e korruptuar gjerman Anthellenik Knut Fleckenstein, i cili pasi nuk u rizgjodh eurodeputet e emëroi si “këshilltar” të qeverisë së tij, ai ka bashkëpunëtor fshiu ish deputeti i Merkel Mark Haupman, britaniku i "famshem" Tony Blair, i korruptuari dhe i krimit te organizuar ish shefi i sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea, e shume te tjere!

Personalisht, NUK habitem nëse një ditë e shoh Alexandra Papadopoulou në ndonjë listë të "këshilltarëve" të Ramës...

Deri atëherë ND dhe qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, le të marrin masat e nevojshme për të mos u ekspozuar!
Aleksandër Zoulis

edi rama aleksandros zioulis

Sondazh

Poll