Politike

Një ditë pas hapjes së negociatave, Spiropali në darkë me Kaja Kallas dhe Ministrat e Jashtëm të BE: Potencial e horizont mundësish për të ardhmen e përbashkët

Në darkën e thirrur nga Kallas, do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian. Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

19 Nëntor 2025, 19:57 Nga M.L
Një ditë pas hapjes së negociatave, Spiropali në darkë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashkët mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.

Në darkën e thirrur nga Kallas, do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian. Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Një ditë pas hapjes së negociatave, Spiropali në darkë
Spiropali, Kallas

Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e "ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin."

Postimi i plotë:

Bruksel - Me ftesë të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas në darkën e Ministrave të Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.

elisa spiropali kaja kallas

Sondazh

Poll