Politike

"Skema e ilaçeve nën agresionin e hajdutëve"/ Braçe flet me tone të ashpra edhe për ministrat e PS: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit, duhet të largohet

Nga foltorja, Braçe i kritikoi për mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit dhe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.

19 Nëntor 2025, 19:28 Nga E. D
"Skema e ilaçeve nën agresionin e hajdutëve"/
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë jalës së tij në Kuvend foli me tone të ashpra kundrejt ministrave socialistë. Nga foltorja, Braçe i kritikoi për mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit dhe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.

Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin dhe sipas tij, kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie, duhet të largohet. Socialisti nënvizoi se  tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.

"Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për  të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. 

Risku në buxhet vjen pikërisht  nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe  kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet," tha Erion Braçe.

Më tej, Braçe u ndal edhe te skema e ilaçeve, ku tha se skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve dhe se duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën

“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” tha Braçe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente./Dosja.al

erion braçe

Sondazh

Poll