19 Nëntor 2025, 16:38
Nga E. D
foto ilustruese
DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit është vetëdorëzuar në polici. Blutë bëjnë me dije se është sekuestrua edhe arma e krimit, një pistoletë tip “Beretta”.
Konflikti nisi më 22 tetor, për një kafe në një lokal në Manëz dhe përfundoi tragjikisht me dy të vrarë. Debati shpërtheu pasi kamarieri i lokalit, 23-vjeçari Aranit Kurti, i tha klientit Daniel Pepa se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të përgatiste kafe.
Përplasja verbale u tensionua pasi ndërhyri 33-vjeçari Flori Paluçi në mbrojtje të kamarierit. Të rinjtë dolën jashtë lokalit, ku sipas hetimeve paraprake Paluçi qëlloi i pari dhe vrau kamarierin Kurtin. Më pas, Daniel Pepa mori armën dhe vrau Paluçin. Pepa u shpall në kërkim, ndërsa disa persona u shoqëruan për të ndihmuar hetimin.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës. Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor. Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja në Manëz?
Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
daniel pepa
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 16:18
E. D
29-vjeçari shqiptar
GREQI- Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vje&cce...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 16:16
M.L
Foto ilustruese
SARANDË- Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vje&cc...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 15:48
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Janë publikuar pamjet nga krimi i ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 29-vjeç...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 15:29
E. D
BERAT
BERAT- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në Berat. Bëhet me dije se lumi i Osumi ka dalë nga ...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 15:20
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhje...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 15:20
E. D
Glarurtin Kaçi
TIRANË- Personi që shihni në foto është 36-vjeçari, Glarurtin Kaçi, i cili u arrestua nga...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 14:28
I.A
Policia e Tiranes
TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtri...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 14:19
E. D
pamje nga vendngjarja
Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Si pasojë e...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 14:12
I.A
Çdo vit, në fund të nëntorit, Helsinki shndërrohet në qendrën e inovacionit global me organizimin e Slush, një prej ...
Aktualitet
19 Nëntor 2025, 13:41
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i cili ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku një 29-vj...