Aktualitet

Paraqitej si gazetar i Piranjave dhe i mori 8 mijë euro një personi, arrestohet 36-vjeçari!

Sipas policisë, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar i emisionit Piranja.

19 Nëntor 2025, 14:28 Nga I.A
Paraqitej si gazetar i Piranjave dhe i mori 8 mijë euro një personi,
Policia e Tiranes

TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar i emisionit Piranja. Kaçi i ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

glarurtin kaçi piranjat

Sondazh

Poll