Aktualitet

U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën 71-vjeçarja në Sarandë! E moshuara u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës

E moshuara, me inicialet M. B., është gjetur pa shenja jete brenda pusit, ndërsa grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje.

19 Nëntor 2025, 16:16 Nga M.L
U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën 71-vjeçarja në
Foto ilustruese

SARANDË- Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2025.

E moshuara, me inicialet M. B., është gjetur pa shenja jete brenda pusit, ndërsa grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se 71-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, ndërsa hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

metoq sarande

Sondazh

Poll